Ndihmë për makinën tuaj, në Borsh dhe gjatë gjithë rrugës
Gomisteri Fjori Servis u shërben banorëve të Borshit dhe udhëtarëve me gomisteri, mirëmbajtje rutinë dhe riparime të nevojshme për çdo lloj automjeti. Nga montimi dhe vulkanizimi i gomave te vajrat, filtrat, bateritë dhe frenat, gjeni ndihmë të shpejtë edhe kur një problem ju ndalon në rrugë. Korrektesa, shpejtësia dhe cilësia janë pjesë e mënyrës sonë të punës.
Shërbime Gomisterie dhe Goma
Kryejmë montim, balancim, vulkanizim dhe ndërrim gomash për të gjitha llojet e autoveturave. Pavarësisht nëse keni nevojë për riparim të shpejtë të një gome të shpuar apo zëvendësim të plotë, ne sigurojmë zgjidhje të shpejta dhe të sigurta.
Shërbime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e automjetit
Zgjidhni shërbimin që i përgjigjet nevojës së makinës suaj, nga gomat dhe mirëmbajtja e motorit deri te bateria, frenat dhe asistenca në rrugë. Për çdo problem tjetër mekanik, kryejmë kontrolle dhe riparime të përgjithshme në zonën e Borshit dhe rrethinave.
Servis Auto i Përgjithshëm dhe Asistencë 24/7
Përveç mirëmbajtjes rutinë, kryejmë kontrolle teknike të përgjithshme dhe riparime të ndryshme mekanike. Duke qenë të hapur 24 orë pa ndërprerje, mbulojmë me asistencë të shpejtë çdo problem neatenduar në zonën e Borshit dhe rrethinave.
Ndërrim Vajra dhe Filtra
Mirëmbajtja e motorit është thelbësore për jetëgjatësinë e automjetit tuaj. Ofronim shërbim profesional për ndërrimin e vajit të motorit dhe të gjithë filtrave përbërës, duke përdorur produkte cilësore të testuara për performancë optimale.
Shërbime Gomisterie dhe Goma
Kryejmë montim, balancim, vulkanizim dhe ndërrim gomash për të gjitha llojet e autoveturave. Pavarësisht nëse keni nevojë për riparim të shpejtë të një gome të shpuar apo zëvendësim të plotë, ne sigurojmë zgjidhje të shpejta dhe të sigurta.
Sistemi i Frenimit
Kontrolli dhe ndërrimi i alkoolit të frenave, thikave (pllakave) dhe disqeve të frenave bëhet me kujdes maksimal për të garantuar sigurinë tuaj të plotë gjatë udhëtimit në çdo terren.
Bateri Auto
Ofrojmë kontroll të gjendjes së baterisë, ngarkim si dhe zëvendësim të menjëhershëm me bateri të reja për të gjitha markat e makinave. Nëse automjeti juaj nuk ndizet, ne ju vihemi në ndihmë në çdo orë.